Prezantuesja e popullarizuar, Luana Vjollca, është duke i shijuar pushimet verore.
Pas angazhimit në projektin “Thuaja”, moderatorja ka udhëtuar drejt Spanjës për të pushuar.
Bukuroshja është shumë e afërt me ndjekësit e saj ku ajo ndanë copëza të jetës së saj me gjithë adhuruesit e saj,
Moderatorja ndiqet nga më shumë se dy milionë fansa.
Gjatë të dielës, ajo i ka shpërndarë disa fotografi të realizuara në Marbella, në të cilat shfaqet e mrekullueshme, teksa vë në plan të parë hiret e saj.
Kujtojmë që në kuadër të projektit “Thuaje”, Luana solli pjesë të rëndësishme nga jeta, ndonëse nuk munguan as rrëfimet interesante që i kanë ndodhur ndër vite dhe përmes këtij projekti synoi të përçonte mesazhe tejet të fuqishme.
Vjollca disa ditë më parë publikoi duetin me MC Kreshën me titull “Nuk o ka ma qet”.