Publiku vendosi. Pas katër muajve show, spektakli dhe të papriturave, Luiz Ejlli u shpall fituesi i “Big Brother Vip Albania”.
Luizi mori votat e publikut, duke përfituar kështu çmimin e madh prej 100 mijë eurove. Në këtë rrugëtim, ai ka treguar një karakter të fortë, e për këtë është vlerësuar nga audienca e gjerë, shkruan gazeta Neutral.
Ai shpesh herë gjatë qëndrimit në shtëpi është shpallur banori i preferuar.
Tashmë për të do të nisë një aventurë e re./Neutral/