Lot e emocione: Historia prekëse e ushtarit që diplomoi: Serbët ia vranë babain ende pa lindur

Në kazermën e FSK-së janë çertifikuar 311 rekrutë të rinj. Në mesin e tyre ishte edhe i riu Ermir Maqedonci, për të cilin emocionet ishin të dyfishta.

Pas përfundimit të ceremonisë, familjarët dhe miqtë e cdo ushtari u afruan me vrap t’i përqafonin dhe përgëzonin ata për detyrën e re mjaft fisnike.

Me vrap erdhi edhe nëna e Ermirit, e cila me sytë plot lot përqafoj të birin, të cilin poashtu e tradhëtuan emocionet.

Ëndrra dhe synimet e Ermirit për t’u bërë pjesë e FSK-së duket se kanë origjinë përtej asaj të një djaloshi të ri për t’u bërë ushtarak. Një lloj “haku” në një tjetër mënyrë për babain e vrarë.

Ushtarit të ri që këtë të enjte u betua për shtet, forcat serbe ia vranë babain në mënyrën më mizore. Halil Maqedonci u vra e u masakrua më 24 mars 1999 në vendin e punës, në Bankën Qendrore. Ai llogaritej si njëri nga “kokat” më intelegjente të asaj kohe.

Halili nuk jeton më, por Ermiri vazhdon ta ruaj nderin e krenarinë e familjes atdhetare Maqedonci.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *