Në spektaklin “Superstar Deutschland”, konkurenti me prejardhje nga Kosova, Lorent Berisha është tashmë i dashuri i publikut pas spektaklit të parë live dhe juria është shprehur entuziaste për talentin e 19-vjeçarit.
Këngëtari interpretoi një këngën “Now or Never”.
Në fund të performancës, Lorenti u befasua nga publiku dhe juria duke marrë duartrokitje të pafundme.
Lorent Berisha nuk është një i ri në skenë. Tre vite më parë, në vitin 2020, ai mori pjesë në “The Voice of Switzerland”.
Ndryshe, sonte mbahet gjysmëfinalja ku Lorenti do të ketë edhe një paraqitje ku me votat e jurisë do të vendoset nëse do ta prek finalen.