Loredana ka lajmëruar se do publikojë këngën e re që do jetë dedikim për të bijën, Hanën dhe ka ndarë një pjesë të saj në rrjete sociale.
Ajo që mori vëmendje ishte një pjesë ku ajo thotë: “A janë paratë më të rëndësishme që nuk je me fëmijën tënd?” Pjesë të cilën, Loredana e ka shkruar edhe në mbishkrimin e videos.
Kjo ka bërë që fansat të ngrenë dyshime se reperja po thumbon të atin e vajzës, Mozzik.
Dyshja jo rrallëherë kanë përmendur njëri-tjetrin në këngët e tyre.