Loredana ka sjellë sërish në vëmendje historinë e saj me Mozzik. Teksa ishte live në Instagram me një personazh gjerman, ky i fundit e ka “ngacmuar” rreth Mozzik.
Intervistuesi e pyeti nëse mund ta pyste për diçka për Mozzik dhe artistja u tregua menjëherë e hapur.
ADVERTISING“Shpresoj të kthehesh prap me Mozzik“, i tha ai.
Ndërsa reperja ia ktheu:
“Kjo nuk ishte pytje, por urdhër!”
Më tej, gjermani u shpreh se Mozzik është djalë i mirë dhe përgjigja e Lorit la vend për interpretim.
“Meqë po e thua ti”.
Menjëherë pas kësaj, intervistuesi vazhdoi ngacmimin:
“A po thua që nuk është i mirë?”
Loredana vendosi pikat mbi i me përgjigjen e saj:
“Normal që është njeri i mirë, prandaj kam qenë me të për disa vite!”