Në një artikull të ri të medias prestigjioze britanike Vice, londinezët e pasur thonë se furnizohen me kokainë nga shqiptarët. Thonë se ata janë shpërndarës më efiçentë dhe ua sigurojnë ‘mallin’ për 25 minuta.
Artikulli shkruan: “Pra ti përdor kokainë”
-Po.
“Sa merr gjatë natës?”
-Rreth 2 gramë…
****
“Po të porosisje tani kokainë, për sa do vinte?”
-Po them 25 minuta.
“Sa të shpejtë i paske… Kujt ia blen?”
-Kam një mik shqiptar, që i them.
“Çfarë ka ndryshe ai krahasuar me shpërndarësit e tjerë?!”
-Është shumë më efiçent…
Jo vetëm londinezët e pasur blejnë kokainë nga shqiptarët, bandat janë zgjeruar aq shpejt dhe kanë fituar aq shunë territor sa kanë nisur të rekrutojnë adoleshentë për të shpërndarë drogën në periferi.
“Isha 13-14 vjeç dhe doja të ndihmoja mamanë me qiranë. Më futën në grup disa shqiptarë. Bëhet fjalë gjithmonë për shqiptarë, janë të disponueshëm 24/7. Telefonoji kur të duash gjatë ditës, të vijnë ta sjellin vetëm jepi adresën. Është fiks si shërbimi i Mc’Donalds por për drogën,”-thotë dikush.