Lojtari i PSG-së lë ish-gruan pa pasuri! Depoziton paratë në llogarinë e nënës

Mbrojtësi anësor, Achraf Hakimi është një nga futbollistët më të mirë në ekipin e Paris Saint-Germain. Kur ish-gruaja e tij, Hiba Abouk hapi procesin e divorcit, ajo u informua nga avokati se lojtari nuk ka asnjë pasuri në emër të tij.

Futbollisti nga Maroko, i cili fiton 1 milion euro në muaj, i ka kaluar nënës së tij të gjitha paratë në llogari. E në këtë mënyrë, Hiba Abouk doli duarbosh, pasi nuk do të marrë asnjë dëmshpërblim pas divorcit. Me gruan e tij Hiban, ai nisi lidhjen që në moshën 19-vjeçare, kur ajo ishte 31-vjeçe.

Kujtojmë se Achraf Hakimi u vu në akuzë si i dyshuar për përdhunimin e një 24-vjeçareje në muajin shkurt të këtij viti. Tashmë marokeni do duhet të provojë pafajësinë e tij në gjykatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *