Selektori i Anglisë, Gareth Southgate ka thënë se lojtarët e tij do të ulen në njërin gju para ndeshjes që e luajnë të hënën ndaj Iranit.
Tre Luanët” e kanë bërë këtë reagim kundër racizmit në secilën ndeshje që nga vdekja e George Floyd në vitin 2020.
Lojtarët e Anglisë kanë vendosur që të veprojnë njëjtë edhe në Katar.
“Është qëndrim i ekipit dhe një gjë që është bërë për periudhë të gjatë”, ka thënë Southgate, raporton BBC.
“Mendojmë që kjo është gjëja më e madhe dhe mendojmë se është veprim i fuqishëm që do të shihet në mbarë botën, nga njerëzit e rinj sidomos”, ka shtuar selektori anglez.