Loja mbizotëron mbi dashurinë? Situata e fundit Luiz-Kiara që solli shumë debate dhe pikëpyetje

Një mision i vendosur nga “Vëllai i Madh” për vajzat  e shtëpisë, krijoi kaos, solli lot, debate dhe një situatë të vështirë për Kiara Titon. Ermiona iu komunikoi vajzave të tjera se “Big Brother” iu ka dhënë një mision, ku duhet të injorojnë djemtë e shtëpisë, të mos flasin me ta, të mos reagojnë dhe të mos i prekin. Kështu vajzat do të fitonin një avantazh.

Luizi, i cili e kuptoi që në fillim lojën nga reagimet e Kiarës, ishte ai që u mundua të bëjë partneren e tij të dorëzohet për të humbur lojën. Megjithëse fillimisht i tha Kristi se “gratë tona janë në lojë dhe mund të kenë një avantazh”, ai e çoi Kiarën deri në atë pikë sa ajo të përlotej dhe të kërkonte ndihmë nga Olta.

Luizi e zuri “ngushtë” në një cep, Kiarën në tualet, duke mos e lënë të lirë, deri në momentin që do i fliste dhe do të humbte lojën dhe avantazhin që vajzat do të merrnin. Duke qarë dhe duke thënë, “Olta dua të dal, nuk mundem, po më merret fryma, nuk është normale. Të lutem Olta më ndihmo”, Kiara u përpoq t’i shpëtonte Luizit dhe Armaldos, të cilët nuk hoqën dorë nga presioni që po i bënin Kiarës, duke injoruar tërësisht gjendjen e saj.

Ndërsa presioni i Luziti vazhdonte (duke mos e lënë Kiarën as të lëvizë), vajzat e shtëpisë i erdhën në ndihmë moderatores, mirëpo duke parë se ajo nuk e përballoi dot, i kërkuan që të dorëzohej. “Ata kanë forcën më të madhe se ne, këtu ka dhunë”, tha Ermiona, ndërsa Olta, e cila u mundua të ndihmojë Kiarën, në fund i tha: “Prishe lojën, doli dhe dil”.

Pas kësaj, Kiara doli e përlotur jashtë, duke ia treguar edhe një herë Luizit gjendjen e saj të rënduar. Ky i fundit i justifikua me faktin se nuk donte që vajzat, konkretisht Dea dhe Olta, të merrnin një avantazh. Ai gjithashtu tha se ka llogaritur faktin se mund të dalin djemtë në nominim dhe Tani do të ishte i rrezikuar.

“Dhe një herë të vetme që na jepet një avantazh në lojë ne gocave, ti tenton ta prishësh, duke më shtyrë aty te cepi dhe isha duke të të thënë që po më merret fryma. Më shtyve aty dhe më le aty, kur po tentoja të dilja më shtyve akoma edhe më shumë. Zor të të vijë, mu hiq nga këtu. Është e turpshme. Kur unë të them “largohu se jam keq”, ti duhet të largohesh. Ti mendoje për Tanin dhe nuk mendoje për të dashurën tënde që e kishe future në cep aty. Më thua mua egoiste, kur je egoist vetë. Më fute aty edhe të thoja “stop”, ti po kënaqeshe aty se po fitoje në lojë. Nuk më respektove një herë, tu prish loja ty se iu dha një avantazh vajzave. Të janë errur sytë edhe vetëm lojën mendon”– tha Kiara e përlotur.

Nuk e dimë nëse ky veprim i tepruar i Luizit ndaj Kiarës vjen si pasojë e presionit të më shumë se 60 ditëve izolim, apo nëse Luizi është i aftë të bëjë gjithçka vetëm për lojë!
Nëse dikë tjetër brenda shtëpisë me siguri do ta kishte kursyer, kësaj here ai përfitoi nga Kiara për t’ia arritur qëllimit të tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *