Rastet e dhunës në familje janë të përditshme, ku kryesisht viktima janë gratë që pësojnë nga bashkëshortët e tyre.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe në fshatin fshatin Bradash të Podujevës, të martën, në orët e mbrëmjes.
Sinjali mëson se këtë herë përveç gruas, viktimë është edhe vajza e saj, të cilat kanë vendosur që ta denoncojë në Polici burrin/babain për dhunën që ka ushtruar ndaj tyre.
I dyshuari J. H., sipas gruas dhe vajzës së tij, i ka sulmuar fizikisht, duke i goditur nëpër pjesë të trupit me rrip dhe si pasojë u ka shkaktuar lëndime trupore, për çka ka marrë trajtim mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Podujevë.
Nëna me të bijën kanë përshkruar rastin në detaje para hetuesve policorë dhe kanë kërkuar ndihmë. Me t’u raportuar rasti, Policia është vënë në veprim dhe ka prangosur të dyshuarin, i cili në stacion policor është përballur me denoncimin kundër tij dhe ka dhënë versionin e tij se si ka ndodhur ngjarja, duke u shprehur i penduar pasi kishte vepruar në afekt.
Me urdhër të prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si dhunë në familje dhe është nxjerrë aktvendim për ndalim prej 48 orësh.