Klubi anglez Liverpool ka arritur marrëveshje me klubin holandez PSV Eindhoven për të nënshkruar me sulmuesin Cody Gakpo.
Siç njoftoi klubi holandez mbrëmë, 23-vjeçari Gakpo do të udhëtojë në Angli për “formalitetet e nevojshme përpara përfundimit të transferimit”.
Të dy klubet kanë rënë dakord të mos publikojnë detajet e tarifës së transferimit.
“Megjithatë, ky është një transferim rekord për PSV-në”, tha në deklaratë Marcel Brands, menaxheri i përgjithshëm i klubit.
Transferimi i holandezit Gakpo vjen pas një paraqitjeje shumë të mirë të tij gjatë Kupës së Botës 2022 të mbajtur në Katar, në të cilën ai shënoi tre gola për kombëtaren e Holandës, duke e ndihmuar atë të arrijë deri në çerekfinale.
Sulmuesi anësor ka bërë 159 paraqitje për PSV-në, duke shënuar 55 gola dhe 50 asistime.