Lista Serbe ka mbajtur konferencë për media pas betimit të kryetarit të ri të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.
Nënkryetari Igor Simiq duke bërë thirrje për paqe ka thënë se është okupuar veriu i Kosovës.
Ndyshe, kryetari i zgjedhur i Komunës së Mitrovicës Veriore, Erden Atiq, sot ka bërë betimin e tij si kryetar.
Unë Erden Atiq betohem se do të kryej detyrat e mia dhe do ti ushtroj kompetenca e mia si kryetar i komunës veriore, me nder, besnikëri, në mënyrë të paanshme, me ndërgjegje dhe në pajtim me ligjin në mënyrë që të siguroj kushtet për një jetë të qetë”, ka thënë ai gjatë momentit të betimit.
Atiq në këtë seancë e ka emëruar edhe nënkryetaren e Komunës, që është Katarina Axhançiq nga radhët e komunitetit serb.
Në zgjedhjet e 23 prillit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq ka marrë 66.9% të votave.