Lista Serbe pas arrestimit të 36-vjeçarit në veri: E ‘rrëmbyen’ forcat speciale të Kurtit

Pak orë pasi u arrestua M.B nën dyshimet për djegie të veturave në veri dhe për sulm ndaj Policisë së Kosovës, Lista Serbe ka kërcënuar me kryengritje të përgjithshme nëse i arrestuari nuk lirohet.

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo parti ka thënë se M.B. “është kidnapuar nga forcat speciale të Albin Kurtit”.

Pasi që mblodhëm të dhëna rreth rrëmbimit të sotëm të një serbi nga ana e njësiteve speciale të Kurtit, duam të njoftojmë se populli serb e paralajmëron Prishtinën që në rast të moslirimit të të arrestuarit në mënyrë të pabazë, të cilin sot e rrëmbyen njësitet e Kurtit në veri të Kosovës dhe nëse nuk ndalohet me maltretimin e popullit serb, atëherë do të shkaktojë reagimin e të gjithë serbëve. Të bëjmë të qartë, ky nuk do të jetë ndonjëfarë paralajmërimi porse ngritje e përgjithshme për ndalimin e represionit të Albin Kurtit mbi qytetarët e pafajshëm”, thuhet në reagim të Listës Serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *