Lista Serbe paralajmëron protestë për të mërkurën kundër ‘politikave katastrofike’ të Vuçiqit

Lista Serbe ka paralajmëruar protestë për ditën e mërkure në shëtitoren në Mitrovicë.

Sipas njoftimit, protesta pritet të filloj në orën 15:30, dhe sipas Listës Serbe janë katër arsyet të cilat edhe i kanë renditur.

Lista Serbe ka theksuar se do të protestojë për ‘politikat katastrofike’ të Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Politikat katastrofike të negociatave të presidentit Aleksandar Vuçiq dhe pranimi pa kushte i marrëveshjes së re. Sulme të shpeshta me motive etnike ndaj serbëve. Uzurpimi i pronës private të qytetarëve nga qeveria në Prishtinë përmes shpronësimeve të parregullta. Prania e njësive speciale të Policisë së Kosovës” – thuhet në njoftim, raporton Kallxo.com.

Vuçiq në adresimin e tij para popullit serb, ka thënë se plani për Kosovën nuk është më vetëm një plan franko-gjerman, por shumë më tepër se kaq.

Siç raporton RTS, presidenti Vuçiq ka thënë se në mbledhjen e “pesëshes së madhe” i është thënë se duhet të pranohet plani dhe se në të kundërtën do të përballen me ndërprerjen e procesit të integrimit europian, tërheqjen e investimeve dhe masat gjithëpërfshirëse në fushën ekonomike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *