E pabesueshme por e vërtetë. Një italian i dënuar me 30 vite burg për vrasje të dashurës së tij ka dalë nga burgu për arsye shëndetësore. Ai qëlloi për vdekje me thikë të dashurën në qershor të vitit 2017.
Ata po përgatisnin sanduiçe para se të shkonin në plazh, por ajo e kishte qortuar se kishte bërë shumë thërrime. Pikërisht për këtë arsye ajo u godit 57 herë më thikë, një vrasje që tronditi të gjithë Italinë.
Fricano, tani 35 vjeç, u dënua me tridhjetë vjet burg dhe deri më tani ka vuajtur gati 6 vjet në Valletta, Torino.
Tani për shkak të problemeve shëndetësore si mbipesha dhe depresioni, ai ndodhet në arrest shtëpie, kjo për arsye sepse në burg nuk mund të marrë të gjithë kujdesin e duhur, si ushqime me kalori apo një monitorim të veçantë.
Të gjitha arsyet e lirimit të tij lidhen me shëndetin e tij: Fricano është mbipeshë, një duhanpirës, vuan nga “sindroma narcisiste e ankthit-depresiv” dhe ka një deficit kognitiv, pasojë e encefalitit që e goditi në dekadën e tij të 1990-ës.
Më pas, gjyqtari i gjykatës mbikëqyrëse i dha arrest shtëpie dhe ai u kthye të jetonte në shtëpinë e tij në Biella.