Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e Hysni Gucatit për lirim të parakohshëm nga burgu në Hagë.
Këtë e ka konfirmuar për klankosovav ushtruesi i detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, duke mos dhënë detaje më shumë.
Kujtojmë se Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë me seli në Hagë, kishte shpallur fajtorë dy krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj duke i dënuar ata me nga 4 vjet e gjysmë burgim.
Gucati e Haradinaj, ndaj të cilëve u shqiptua për herë të parë një vendim që nga funksionimi i Gjykatës Speciale, u dënuan për publikimin e dokumenteve të Gjykatës Speciale të cilat ishin sjellë nga persona të panjohur në zyrat e OVL-së së UÇK-së në Prishtinë në vitin 2020.