Lirohet aktivisti i PDK-së që protestoi ndaj Martin Berishaj

Është liruar aktivisti i PDK-së, Milot Krasniqi, njeriu që hodhi para te Martin Berishaj, si shenjë revolte ndaj skandalit “Martingate“, skandal ky i shumëpërfolur javëve të fundit në Kosovë e Slloveni, por jo vetëm.

Lajmin për lirimin e Krasniqit e dha kreu i demokratëve kosovarë, Memli Krasniqi. Ky i fundit përmes një postimi në rrjetin social “Facebook” tha se ai u arrestua në mënyrë të padrejtë dhe arbitrare.

“Janë miliona euro që Ambasadori Berishaj i ka marrë nga kompania GEN-I me seli në Beograd, disa kallëzime penale të ngritura e dhjetëra raportime të mediave ndërkombëtare për aferën skandaloze, që kërkojnë sjelljen e tij para drejtësisë”, shkroi ndër tjerash ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *