Tre vëllezërit Murturi që e rrahën për vdekje imamin e xhamisë së fshatit Lupç të Podujevës, Zeqir Berisha janë liruara nga paraburgimit. Kështu ka konfirmuar për Insajderin, Ahmet Tahiri, avokat i njërit prej të dyshuarve, Shkodran Murturi.
Ditën e 22 korrikut, Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi ia kishin mësyrë xhamisë së fshatit Lupç për t’i qëruar hesapet me imami Berisha.
Të njëjti në mënyrë brutale e kishin rrahur imamin derisa ia kishin thyer kafkën dhe dorë. Zeqir Berisha kishte përfunduar në QKUK pas lëndimeve të rënda që kishte marrë.
Siç kishte raportuar Insajderi, arsyeja që kishte shtyrë tre vëllezërit ta kryenin një akt të tillë kishte qenë mënyra e faljes së namazit.
Atdhe, Behar dhe Shkodran Murturi që nga organet e rendit konsiderohen si ekstremistë fetarë ishin munduar të ndërhyjnë në mënyrën e organizimit të jetës fetare brenda xhamisë të cilën imami e drejton.
Imami i xhamisë Zeqir Berisha, kishte lajmëruar në polici kohë më parë këta persona, për ngacmim dhe kërcënim, por që nga organet e rendit nuk ishin ndërmarr hapa