Biznesmeni dhe humanisti Visar Shaqiri, i cili vepron në Londër ka ftuar shqiptarët, që më 3 prill t’i bashkohen protestës në Hagë në mbrojtje të udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Shaqiri do t’i mbulojë të gjitha shpenzimet e udhëtimit nga Gjermani deri në Hagë.
“Më 3 prill 2023 fillon gjykimi ndaj ushtarëve të UÇK. Të bashkohemi dhe t’i përkrahim të gjithë. T’i tregojmë botës se lufta e UÇK ishte luftë për liri.”, ka bërë thirrje ai.
Shaqiri është shprehur se të gjithë shqiptarët duhet t’i përkrahin drejtuesit e luftës.
“Falë juve, falë cdo ushtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, falë familje Jashari, Pajaziti e të gjitha familjeve që dhanë bijtë e bijat për lirinë që e gëzojmë sot, të bëhemi bashkë kudo që jemi dhe t’I mbrojmë ushtarët e UÇK-së. Kjo është më e pakta që ne mund të bëjmë për të. Liria ka emër! Emri i lirisë është UÇK.”, ka shkruar ai.