Një ngjarje e rëndë ka tronditur Lefkadën në Greqi pasi një 4-vjeçar shqiptar humbi jetën kur traktori që drejtonte babai i tij u përmbys. Sipas mediave greke, familja e Sokolit(emri i shqiptarit) është një nga familjet më të dashura në Karya, Egluvi dhe gjithë Lefkadën.
30-vjeçari shqiptar jetonte me bashkëshorten e tij dhe djalin 4-vjeçar të quajtur Florian. Kur Floriani lindi me një problem në zemër, babai i vendosi qëllim vetes që t’ia bënte sa më të mirë jetën djalit të tij. Ai punonte ditë e natë që të mund të siguronte operacionet dhe çdo gjë tjetër që i nevojitej djalit të tij të vogël dhe deri më tani ia kishte dalë. I vogli po bëhej më mirë dhe kishte nisur shkollën.