Limaj: Kurti mashtroi qytetarët, votuesit ia dhanë besimin për bashkimin kombëtar

Kryetari i NISMA’s Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në emisionin DIREKT në ATV, duke folur për zhvillimet e djeshme në Bruksel, tha se kjo Qeveri nuk e ka marrë besimin e votuesve për veprimet që është duke i bërë, por për bashkim kombëtar.

Qytetarët e këtij vendi kur ua kanë dhënë votën, u kanë dhënë për Shqipërinë e bashkuar. Qytetarët e këtij vendi kanë thënë se ky është një patriot i panjohur deri më tani në tokat tona, i cili nuk bisedon me Serbinë pa kërkuar falje, i cili nuk bënë kompromise për të pagjeturit, se nuk ka me ba kurrë “Zajednicë” as Asociacion”, tha Limaj.

Ai tha se skandaloze po ndodhin sepse në krye te shtetit është një qeveri mashtruese.

“Veprimet skandaloze po ndodhin sepse kemi në krye të shtetit një Qeveri mashtruese, një Qeveri që nuk ka lidhje me shtetin, e që në fakt kanë qenë anti-shtet, dhe janë duke e rrënuar atë që është krijuar”, tha Limaj. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *