Lifti bie me shpejtësi si pasojë e ndaljes së rrymës, lëndohet rëndë 29-vjeçarja

Kohët e fundit gjendja me mungesën e energjisë elektrike është rënduar, pasi kriza globale goditi edhe Kosovën. E mungesa e furnizimit të rregullt me energji, u bë shkak që një grua nga Fushë Kosova të përfundoj në spital me lëndime të rënda.

Sinjali mëson se gjithçka ka ndodhur në një objekt banesor në Fushë Kosovë, kur 29-vjeçarja ndodhej në ashensor në katin e pestë të banesës.

Ndalja e papritur e rrymës bëri që ashensori të lëshohej me shpejtësi për tri kate më poshtë.

Si pasojë e kësaj, 29-vjeçarja mori lëndime të rënda trupore, për çka kërkoi ndihmë mjekësore në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Ndërkohë për rastin është njoftuar edhe Policia, të cilët dolën në vendin e ngjarjes, por nuk arritën që ta intervistojnë viktimën për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore në të cilën ndodhet.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *