Lezbiket e martuara tregojnë komentet me të cilat përballen: Na thonë do digjemi në ferr

Një çift lezbikesh që kanë diferencë moshe 37-vjeçare kanë zbuluar komentet më bullizuese dhe negative që kanë marrë në rrjetet sociale, duke thënë se një i panjohur e krahasoi marrëdhënien e tyre me krimet e luftës të Adolf Hitlerit.

Julia Zelg e cila ka 27vjet dhe Eileen De Freest e cila ka 64 kanë qëndruar të lidhura prej 4 vitesh dhe tani kanë 3 vjet që janë martuar. Gjatë një vidoje në Youtube ato folën për abuzimin me të cilin përballen në internet.

“Filloj të lexoj komente dhe kur shoh se diçka është disi negative, thjesht e kaloj dhe shkoj te tjetra. Ndonjëherë komentet e ashpra më shqetësojnë. Ne jemi njerëz. Shumë komente urrejtjeje janë me të vërtetë qesharake dhe të gjitha kanë shenja pikësimi dhe të shkruara shumë keq”.

Megjithatë, komenti më fyes që Zelg dhe De Freest kanë marrë është nga një person i cili e krahasoi dashurinë e tyre me një krim lufte si ato të Hitlerit.

“Vë bast që edhe nëse Hitleri të kthehej nga Gulag, ai nuk do të bënte krime më të këqija se kaq”.

Një tjetër i këshilloi dy lezbiket që të pendohen dhe ndjekin Krishtin në mënyrë që të mos digjen në ferr.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *