Vjedhjet të cilat janë të shpeshta janë mjaft shqetësuese për qytetarët e Kosovës.
Një rast i tillë ndodhi edhe pasditen e djeshme në Rakinicë të Skenderajt, ku shtëpia e cila kishte mbetur ‘vetëm’, u bë cak i hajnave, rfaporton Sinjali.
Rreth orës 17:30 në shtëpinë e viktimës, hajnat dyshohet se hynë nga dritarja, duke vjedhur kështu sasi të konsiderueshme parash, e stoli ari.
Burime brenda Prokurorisë bëjnë me dije se pasditen e djeshme kur askush nuk ishte në shtëpi, familjes nga Skenderaj hajnat i vodhën para në vlerë prej 26 mijë eurove e stoli ari në vlerë 2 mijë euro, derisa i dëmtuan edhe televizorin në vlerë 1200 euro.
Përndryshe, rasti është iniciuar si vjedhje e rëndë, por akoma nuk ka ndonjë pistë hetimi konkrete dhe as persona të dyshuar.