Një persona kanë mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur mesnatën e së martës në rrugën Pejë-Gllogjan, përkatësisht në fshatin Baran.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadik Gashi, tha për Insajderin se në aksident janë të përfshira dy automjete, njëri me targa zvicerane.
“Sot në orët e para të mëngjesi 01:47 policia është njoftuar për një aksident trafiku në rrugën Pejë-Gllogjan, përkatësisht në fshati Baran. Ky aksident ka ndodhur ndërmjet dy veturave, një bmw me targa zviceranë dhe një veturë me targa të Kosovës. policia ka dalur në vendin e ngjarjes. Nga ky aksident një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në emergjencën e spitalit rajonal”, tha Gashi për Insajderin.