Glauk Konjufca për një kohë nuk do ta drejtoj Kuvendin e Kosovës. Kështu ka njoftuar shefja e grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari- Lila.
Ajo ka njoftuar se Konjufca dje në mbrëmje ka pasur një lëndim fizik, e ka lënduar këmbën dhe me rekomandimin e mjekëve ai nuk do të dalë në punë.
Kryetari i Kuvendit nuk do të jetë ne vendin e tij të punës ka pas një lëndim fizik mbrëmë. Do të jetë në pushim shëndetësor me rekomandim të mjekut për shkak të rikuperimit të këmbës”, tha Kusari- Lila.
Në vend të tij, mbledhjen e sotme e ka drejtuar nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci./Gazeta Insajderi/