Ledri Vula sot feston ditëlindjen e tij.
Ai ka marrë pafund urime nga miq, të afërm e kolegë por urimi më i bukur mbetet ai që i ka bërë vajza e tij Poem.
Ajo i ka kënduar këngën e ditëlindjes babi Ledrit dhe ky është momenti më emocionues për të jo pa qëllim e ka postuar dhe në rrjetet e tij sociale.
Ledri mbush sot 36 vjeç dhe është një nga reperat më të talentuar dhe të njohur në showbizin shqiptar.
Kënga e tij e fundit është “Gelato” në bashkëpunim me Ardian Bujupin e cila u prit mjaftë mirë nga publiku.