Ledri i mërzitur me Sarën prej Dafit? Veprimi i tij i fundit ngjall dyshime

Çfarë po ndodh mes Ledrit dhe Sarës? Kjo është pyetja që na vjen në mendje prej mbrëmjes së djeshme. Po pyesni pse?!

Atëherë ta nisim me faktin që reperi nuk ka bërë asnjë reagim në rrjetet e tij sociale në lidhje me shfaqjen apo pjesëmarrjen e Sarës në premierën e filmit “Në Kuadër te Dashurisë”.

Asnjë foto e blogeres, asnjë mbështetje për filmin e ri, në Instagramin e Ledrit ka rënë “zia”.

Është e habitshme pasi dyshja janë shumë mbështetës ndaj njëri-tjetrit, qoftë edhe në rrjetet sociale.

Përpos kësaj teksa të gjithë personazhet pjesëmarrës në film ishin shoqëruar nga partnerët e tyre në premierën e filmit, Vula mungoi edhe këtu.

Sara parakaloi vetëm në tapetin e kuq. Ky detaj sigurisht na ra në sy pasi jemi mësuar t’i shikojmë bashkë në shumë evente, e sidomos në një të tillë i cili ka padyshim shumë vlerë për Hoxhën.

A ka ndonjë pakënaqësi mes çiftit apo Ledri thjesht ka zgjedhur ta lërë Sarën të marrë të gjithë shkëlqimin dhe të jetë nata e saj? Këtë nuk dimë ta themi akoma.

Disa teori në internet thonë se ai po i mban qëndrim asaj prej deklaratës ndaj Dafinës, që rindezi “sherrin” mes tyre.

Ju si e gjykoni?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *