LDK sulmon Qeverinë për zbrapsjen nga reciprociteti: Opozita nuk merr përsipër dështimet e Qeverisë

Partia opozitare, Lidhja Demokratike e Kosovës, ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës për zbrapsjen nga reciprociteti për targat dhe dokumentet identifikuese serbe.

Sipas LDK-së qeveria dështoi mbrëmë dhe se nuk ishte konsultuar me askëndë për veprimet e saj, shkruan Neutral.al

LDK thotë se nuk morri pjesë në takimin e ftuar nga presidentja pasi opozita nuk I merr përsipër dështimet e Qeverisë.

KOMUNIKATA E PLOTË:

KOMUNIKATË PËR MEDIE

1 gusht 2022, Prishtinë

Lidhja Demokratike e Kosovës dje, i dha mbështetje institucioneve të Republikës së Kosovës në lidhje me shtrirjen e ligjshmërisë në gjithë territorin e vendit. Dënuam sulmin ndaj Policisë së Kosovës që po ushtronte mandatin e saj kushtetues. Kërkuam koordinim me bashkësinë ndërkombëtare dhe theksuam që Kosovës në këto momente i duhen më së shumti siguria dhe qetësia.

Nga dështimi i mbrëmshëm, kuptuam që institucionet nuk janë koordinuar me askënd dhe se nuk kanë qenë të përgatitura për situatën e djeshme.

Ndërsa sot, pas dështimit, Presidentja ftoi në takim partitë opozitare me Qeverinë. Për çfarë? Për të mbuluar dështimin dhe papërgjegjësinë?

Opozita duhet të konsultohet dhe të dëgjohet para se të ndërmerren veprimet. Opozita mund të ndihmojë Qeverinë që të mos gabojë, por nuk mund të marrë përsipër dështimet e saj.

Mbështesim vendosjen e reciprocitetit, si masë e drejtë e çdo shteti sovran. Në të njëjtën kohë, koordinimi me aleatët tanë është kërkesë e përhershme e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky koordinim është kushti i vetëm i suksesit

LDK – ZYRA PËR INFORMIM

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *