Gazeta Sinjali raportoi sot se Lulzim Kryeziu, pronar i pompës së derivateve “Shell Kosova” i ka dhënë fund jetës së tij pasditen e sotme, ku u gjet i varur në një nga objektet e biznesit familjar. Në vendin e ngjarjes ka arritur Instituti i Mjekësisë Ligjore ku edhe kanë tërhequr trupin e pajetë të afaristit ku dyshohet se i dha fund jetës së tij në Mleqan të Malishevës, shkruan Gazeta Sinjali.
Pas disa orëve qëndrimi në shtëpinë e të ndjerit, Mjekësia Ligjore ka marrë trupin e tij për të vazhduar me hetimet përkatëse të këtij rasti.
Sipas Policisë së Kosovës, Kryeziu është gjetur i varur në një nga objektet e biznesit familjar.
Në vend të ngjarjes ka dalë edhe prokurori i rastit dhe njësitë policore.