Prokurori i rastit në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, Armend Hamiti, ka thënë se dje gjatë ditës ka njoftuar familjen se eshtrat e gjetura më 30 shtator janë të Bedri Rexhepit.
Ai në këtë përfundim ka arritur pas të gjitha analizave të nevojshme. Prokurori ka njoftuar se tashmë ka ngritur aktakuzë ndaj Jeton dhe Nexhat Vllasaliut, dy dyshuarve kryesorë.
Pas hetimit, sigurimit të të gjitha provave dhe dëshmive, kam arritur të vërtetojë dyshimin mirë të bazuar dhe kam ngritur aktakuzë ndaj dy personave: Jeton dhe Nexhat Vllasaliu, në drejtim të veprës penale ‘vrasja e rëndë në bashkëkryerje’ dhe ‘dëmtimi i varreve apo kufomave”, ka thënë prokurori Armend Hamiti, shkruan Gazeta Insajderi.
Bedri Rexhepi u raportuar i zhdukur që nga 8 prilli 2021.
Një vit e gjysmë pas, më 30 shtator të këtij viti, Prokuroria Themelore në Prishtinë se ka gjetur disa mbetje mortore të dekompozuara, të cilat dyshohet se kanë të bëjnë me rastin e “Rrëmbimit” të biznesmenit Bedri Rexhepi.