Qeveria e Kosovës i ka ekzekutuar pagat e mësimdhënësve, të cilat i ndali për shkak të grevës së mbajtur gjatë shtatorit.
Lajmin e ka konfirmuar për Insajderin, Sazan Ibrahimi, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.
Janë ekzekutuar dhe kanë filluar të dalin”, tha Ibrahimi.
Ministria e Financave njoftoi sot se do të mund t’i ekzekutojë pagesat për mësuesit, por vetëm si paradhënie, pasi t’i konfirmohen listat për kompensim të orëve të humbura gjatë grevës.