Gazeta Neutral më parë raportoi ekskluzivisht për alarm për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Nga ky aeroport njoftuan se alarmi ka rezultuar sërish të jetë i rremë, pas ndërmarrjes së veprimeve nga ana e Policisë së Kosovës.
Nga aeroporti kanë bërë me dije për Sinjalin se fluturimet do të procesohen si zakonisht pasi kërcënimi doli të jetë i rrejshëm.
“Ju njoftojmë se pas kërcënimit për bombë janë ndërmarrë të gjitha veprimet operative dhe hetimore nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.
Kjo ka rezultuar se kërcënimi për bombë ka qenë alarm i rrejshëm.
ANP ‘Adem Jashari’ LKIA është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht”.