LAJMI I FUNDIT: Aksidentohet edhe eskorta e Sveçlës, policët përfundojnë në spital

Një nga makinat e eskortës së ministrit të punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pësuar aksident trafiku në magjistralen Prishtinë – Gjilan, afër fshatit Llabjan.

Sipas policit në vendin e ngjarjes, ministri Sveçla nuk është lënduar, sepse ai ka qenë në një makinë tjetër brenda eskortës.

Gjithsesi, drejtori i spitalit të Gjilanit, Arsim Emini, ka njoftuar për Albanian Post se përkundër që u njoftuan të presin disa policë nga aksidenti i eskortës “ata nuk kanë ardhur fare, mbase kanë shkuar për trajtim në Prishtinë”.

Vetura e policisë u përplas me një makinë të tipit Audi me targa të Bujanocit.

Polici në vendin e ngjarjes ka thënë se makina civile kishte humbur kontrollin gjatë vozitjes dhe u përplas me policinë.

Emini ka treguar nga AP se nga ajo makinë ka ardhur e lënduar një grua, por me lëndime të lehta, e cila pas ekzaminimeve do të lëshohet për në shtëpi.

No description available.
Foto nga vendi i ngjarjes.
Policia e trafikut më pas ka dalur në vendin e ngjarjes, derisa bëhet e ditur se nga makina civile nuk është lënduar asnjë person.

Ministri ka vazhduar rrugën drejt Gjilanit, pasi janë qartësuar të gjitha rrethanat. /Albanianpost.com

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *