Lajm tronditës: Një vajzë e mitur bie në Lumbardhin e Pejës

Në orët e mesditës së sotme një vajzë e mitur ka rënë në lumin e Lumbardhit, nga shetitorja për këmbësorë, në afërsi të lagjes “Puhovci”.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, sipas të cilit, policia është njoftuar se një vajzë ka rënë në lum.

Gashi ka thënë se vajzën nga lumi e kanë nxjerrë qytetarët për ta dërguar më pas në qendër mjekësore.

Gashi konfirmon se gjendja e saj është e mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *