Lajm i mirë: Grumbullohen mjetet e nevojshme për trajtimin shëndetësor të Menarit 5-vjeçar

Vogëlushi, Menar Maxhuni, i cili është diagnostikuar me sëmundjen e rëndë të leukemisë akute, tashmë ka siguruar mjetet e nevojshme financiare për trajtimin e tij jashtë vendit, raporton Gazeta Sinjali.

Lajmin e mirë e ka bërë të ditur babai i 5-vjeçarit, i cili tha se falë ndihmës së njerëzve vullnetmirë, është siguruar fondi i paraparë për Menarin.

“Dua të ju njoftoj se me ndihmën e Zotit të madhërishëm, zemërgjerësise, bujarisë dhe solidaritetit të pashoq të të gjithë juve, fondi i paraparë për Menarin , tashmë u sigurua. Jam krejtësisht i pafjalë, në reagimin e shpejtë, empatinë dhe angazhimin tuaj. Ju dëshiroj të gjithëve një nga një, krejt të mirat e kësaj bote dhe dhashtë Zoti ua kthefsha për të mirë”, shkroi babai i vogëlushit.

Mjekimi intensiv për Menarit, në të gjitha fazat kushton gjithsej 212 mijë e 500 euro, ku 86,500 prej tyre janë mbuluar nga Fondi i Sigurimeve Shëndetësore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *