Lajm i keq për mërgimtarët që planifikojnë të vijnë për pushime në Kosovë

Nuk kalon ditë pa vonesa e pritje të mëdha në të gjitha aeroportet në Evropë, e të cilat vonesa po prekin edhe udhëtimet që kryhen në aeroportin e Prishtinës.

Vetë Aeroporti i Prishtinës ka njoftuar se do të ketë vonesa, pritje e anulime të shumta, për shkak të grevave të punëtorëve

Sipas komunikatës, mësohet se pasagjerët janë përballur me humbje të valixheve, e cila gjë pritet të ndodh sërish.

Kjo është komunikata e plotë e Aeroportit të Prishtinës:

Të dashur Udhëtarë,

Së fundmi shumë aeroporte të BE-së janë prekur nga grevat e punonjësve që po ndodhin atje. Siç kemi përjetuar disa ditë më parë, shumë valixhe mungonin dhe/ose vonoheshin nga aeroporte të ndryshme evropiane.

Dëshirojmë t’ju informojmë se një tjetër informacion u publikua sot nga Deutsche Lufthansa, se stafi tokësor i kësaj kompanie ka paralajmëruar grevë nga data 27 korrik 03:45 deri më 28 korrik, ora 06:00 .

Kjo pritet të ndikojë në operimet e kompanisë Lufthansa në aeroporte të ndryshme në të gjithë vendin.

Gjatë kësaj kohe Lufthansa ka të parapara disa fluturime për në ANP ‘Adem Jashari’ LKIA: nga/për në Mynih, Duseldorf, Shtutgart, Frankfurt, dhe udhëtarët tanë që udhëtojnë me këtë linjë ajrore në datat e lartpërmendura mund të kenë anulime, vonesa të mëdha, apo edhe bagazh të humbur/vonuar.

Prandaj, lusim udhëtarët që udhëtojnë me Lufthansa, të jenë në kontakt me përfaqësuesit e kompanisë ajrore nëse ndodh ndonjë anulim/vonesë e fluturimit të tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *