Lajçak tregon çka bisedoi sot me Vuçiqin

I Dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak ka treguar se për çfarë është folur në takimin e tij me presidentin serb Aleksandër Vuçiq në Beograd.

“Diskutuam për mënyrën si të shkohet përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve pas takimeve të fundit në kuadër të dialogut”, ka shkruar Lajçak në Twitter.

“Gjithashtu folëm për çështjet aktuale, përfshirë kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës, udhërrëfyesin për energji dhe personat e zhdukur”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *