Lajçak: Pasoja për palën që refuzon planin, më pak mbështetje për të

Emisari special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova do të fitojë shumë sa i përket statutit të vetë, cilësisë dhe marrëdhënieve me Serbinë nëse pranojnë planin dhe do ta nënshkruajnë atë.

Lajcak ndër të tjera tha se janë në rrugën e duhur me dy qeveritë, Kosovës dhe Serbisë për një marrëveshje finale.

“Jemi ende duke pritur. Jam këtu duke vazhduar me ardhvajtjet tona sepse me të vërtetë duam që ky proces të përfundojë me nënshkrimin e kësaj marrëveshje dhe zbatimin e saj”.

“Vucic ka dhënë dy deklarata që nga takimi jonë, dhe mendoj se e ka bërë shumë të qartë pozitën e vetë. Mendoj se nuk ka nevojë të përsëris apo të komentoj këtë. Jemi në rrugën e duhur me dy qeveritë, Kosovës dhe Serbisë”.

“Propozimi është shumë i mirë që me të vertetë i jep Kosovës dhe statutit të Kosovës, marrëdhënieve mes dy shteteve. Kisha thënë maksimumi i arritshëm në këtë moment, e që nuk është fundi i tregimit. Tregimi vazhdon me atë që është shkruar në mandatin tim, marrëveshje ligjërisht e detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve të të githa cështjeve të hapura”.

“Sic thashë, Kosova ka për të fituar shumë për sa i përket statutit të vet, cilësisë, marrëdhënieve me Serbinë. Do të zhbllokohet bashkëpunimi rajonal, do të sillen katër liritë në bashkëpunimin ndërmjet vendeve të rajonit. Në masë të madhe ka për të përmirësuar qëndrimin e Kosovës krahas BE-së dhe ka shumë elemente që sjell propozimi”, tha Lajçak në Rubikon.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *