I dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është deklaruar në lidhje me zhvillimet e dialogut.
Lajçak tha se këtë javë ishte i zënë me takime në Bruksel, ku është organizuar edhe një takim i nivelit të kryenegociatorëve në kuadër të dialogut.
“Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për Normalizim dhe çështjet urgjente aktuale”,tha Lajcak.
Ai gjithashtu theksoi se është takuar me këshilltarin e Departamentit të Shtetit amerikan, Derek Chollet.
Lajçak tha se ishte mirë që të bisedohej me të për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor.
“Unë gjithashtu e informova atë për takimin e dialogut dhe të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për nevojën e zbatimit të menjëhershëm në mirëbesim. Unë jam shumë mirënjohës për partneritetin dhe koordinimin e fortë me Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për dialogun”,shtoi Lajçak.
Me këtë rast Lajçak gjithashtu ka uruar edhe festën e Pashkëve.
“Meqenëse e kemi gjetur veten edhe një herë në këtë periudhë të veçantë të vitit, u dëshiroj të gjithë atyre që festojnë Pashkët”, shkroi ai.