Lajçak flet pas takimit me Kurtin: Duam normalizim, jo konfrontim

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është deklaruar pas takimit me kryeministrin Albin Kurti, të zhvilluar mëngjesin e së enjtes.

Ai tha se pati një bisedë të rëndësishme me Kurtin rreth procesit të dialogut mes të dyja vendeve dhe hapave të ardhshëm mbi të. Të njëjtën tha se pret ta ketë edhe në Beograd.

Gjithashtu, Lajçak tha se patën diskutim të rëndësishëm me Kurtin sa i përket draft-statutit të Asociacionit. Shtoi se kishin një mirëkuptim për këtë çështje.

“Ne duhet të kemi vetëm normalizim ose konfrontim dhe duhet të kemi normalizim. Ne duam të fokusohemi në normalizim, duhet të evitohet ndonjë eskalim apo konfrontim”, tha ai para gazetarëve në Prishtinë.

Mes tjerash, ai njoftoi se të hënën e ardhshme do t’i pret në takim në Bruksel dy kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq.

“Patëm një bisedë të rëndësishme. Do të takoj Bislimin dhe Petkoviqin në Bruksel të hënën. Ne kemi marrëveshjen dhe aneksin. Duhet të kemi një mirëkuptim të qartë, hapi i parë, i dytë dhe i tretë. Ky është qëllimi”, shtoi Lajçaku.

Ai shtoi se diskutuan se si BE-ja e sheh procesin e dialogut dhe draft-statutin për Asociacionin.

Lajçak shtoi se pasdite do të shkoj në veri të Kosovës. “Po ashtu është në interesin tim të diskutojë për perspektivën në veri. Roli jonë është lehtësimi i dialogut”, theksoi Lajçak.

“Çka është e pritshme për BE-në, bazohet në vlerat evropiane, që është në përputhje  me modelet evropiane. Jam mjaft i qartë. S’dua të shkoj në detaje. Do të vazhdojë diskutimet në Beograd. Më falni jam shumë vonë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *