Këngëtari i mirënjohur Labinot Tahiri njihet për humanitetin e tij dhe ndihmesën që u bën qytetarëve dhe ish-ushtarëve.
Edhe pse është i ngarkuar në sezonë me mbrëmje e ahengje familjare prapë nuk heziton të ndihmojë qytetarët në raste me nevojë, shkruan gazeta Neutral.
Kësaj radhe ai ndihmuar një ish-luftëtar të UÇK-së Besnik Kuçin.
Ai me shpirtin human që ka, ka dhënë 1000 euro për Kuçin i cili është në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Ditë më parë ndihmë për këtë ish-ushtar ka kërkuar deputeti i LDK-së Anton Quni.