Rep artisti i njohur Don Xhon dje në mesnatë ka publikuar këngën më të re “Katile”.
Menjëherë pas kësaj pati reagime pozitive nga publiku, e gjithashtu ai që e përkrahu Don Xhonin dhe këngën e tij është dhe artisti i mirënjohur Labinot Tahiri, shkruan gazeta Neutral.
“Ky artist ma kujton kohën kur kam pas hy si TORNADO në Estrad dhe kur kqyrshin me çdo mjet mem rrëzu, nuk ia paten dalë. Zoti ka fuqinë mbi ne, e jo mbi njeriun. DON XHONI një shpirt artisti që edhe aktrimin në klip e bën si të ishte realitet. HALLALL. Suksese Rep Artist e Jasha Drenica Kosovë e Shqipërisë”, shkroi ai.
Ai gjithashtu thotë se rep artisti i përngjanë me veten pasi është pa koalicione dhe i vetëm në klipe njejtë si ai, por që karriera pavarësisht kësaj i ecte përpara.
“Edhe ky pa koalicione i vetëm në klipe, njëjtë si dikur kur u mundojshin mos mem shti në duete ama vet më ecte përpara karriera sikurse deri më tani”, shtoi ai.