Ish-drejtori i Ujësjellës- Kanalizime në Kurbin, Alfred Prodani, i arrestuar në fillim të muajit maj për vjedhje në Spanjë, do të ekstradohet drejt këtij shteti për t’u përballur me drejtësinë atje.
Pas përfundimit të afatit të paraburgimit 40 ditor gjykata e Kurbinit ndryshoj masën e sigurisë për Prodanin duke e lënë në burg pa afat, ndërsa vijojnë procedurat për ekstradim drejt Spanjës.
Alfred Prodani u arrestua nga policia e Lezhës ne Maj të këtij viti nën akuzën “Vjedhje me dhune” pasi ishte shpallur në kërkim nga ndërkombëtar.