Një punëtor teknik është arrestuar mesditën e sotme në Vrellë të Istogut. Indeksonline ka raportuar ekskluzivisht për këtë rast.
Burime e fundit të Indeksonline bëjnë të ditur se i arrestuari është A.Blakaj.
Indeksonline merr vesh se në telefonin e të dyshuarit ka dëshmi për akuzat në fjalë ndaj tij. Rastin për të arrestuarin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Sot rreth orës 13:00 nga drejtoria e shkollës fillore të mesme të ulët “Hysni Zajmi” në Vrellë komuna Istogut, policia është njoftuar për një rast.
Për momentin dyshohet të jetë shqetësuar seksualisht një nxënëse e asaj e shkolle nga një punëtor i stafit teknik i asaj shkolle.
Policia ka dalë menjëherë në vend të ngjarjes dhe ka arrestuar të dyshuarin”, thuhet në njoftimin e Policisë.