Ky është polici që u arrestua në Pejë, dyshohet për bixhoz të paligjshëm

Në një operacion të Inspektoratit Policor të Kosovës të zhvilluar mbrëmë në Pejë, është arrestuar një zyrtar policor dhe gjashtë qytetarë, të dyshuar se kanë kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se zyrtari policor i arrestuar gjatë këtij operacioni është Skender Arifaj, zyrtar policor në nënstacionin policor në Vitomiricë.

Arrestimet erdhën pas hetimeve disamujore, prej kur IPK mori informacionin se zyrtari policor dyshohej se ishte i përfshirë në aktivitete të kundërligjshme.

Aksioni u zhvillua në një lokal në rrugën  “Hoxhë Tahsini” në Pejë meqë ekzistonte dyshimi i bazuar se aty ishte duke u zhvilluar aktiviteti i kundërligjshëm respektivisht dyshohej për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

IPK njoftoi se gjatë kontrollit nga IPK janë sekuestruar disa sende që mund të shërbejnë si prova në procedurën penale në këtë rast.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *