Një zyrtar policor humbi jetën sot në një aksident trafiku që ndodhi në rrugën Mitrovicë-Zveçan. Rasti u konfirmua nga Policia që njoftoi se polici ishte jashtë detyrës zyrtare me veturën e tij kur u përfshi në aksident, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjalizuesi i Sinjalit nga Veriu ka njoftuar se polici që vdiq në këtë aksident trafiku është Zoran Aksentijevic, i cili nuk mundi t’u bëjë ballë plagëve dhe humbi jetën.
Vetura e tij sipas pamjeve që ka dërguar sinjalizuesi është bërë llom pasi u përplas me një automjet tjetër.