Një përleshje ka ndodhur të shtunën pas mesnate në klubin e natës ‘Stop’ në Gjilan, në mes disa personave të sigurimit dhe një pjesëtari të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Insajderi mëson se personi i cili u sulmua nga sigurimi i klubit të natës ‘STOP’ në Gjilan, është Medin Veliu i cili është dhe pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Burimet e Insajderit bëjnë të ditur se personat e sigurimit të cilët dyshohet se sulmuan pjestarin e FSK-së janë Perparim Shabani, Bashkim Aliu Irfan Demiri.
Insajderi mëson se dy personat e dyshuar, Irfan Demiri dhe Perparim Shabani janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.