Ditën e djeshme në në mjediset e jashtme të gjimnazit “28 Nëntori”, në Shkodër u regjistruan disa të shtëna arme.
Për ngjarjen policia ka shpallur në kërkim autorin që ka terrorizuar institucionin arsimor dhe nxënësit.
Mësohet se Agron Mahmuti (Mehmeti) është 49 vjeçari i shpallur në kërkim dyshohet se është personi i cili qëlloi me armë zjarri drejt një grupi fëmijësh.
49-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta në vendin e quajtur lagja “Qemal Stafa”, goditi me qytën e pistoletës një të mitur 13-vjeçar.
I mituri ishte edhe shënjestra e autorit, i cili qëlloi me armë në drejtim të tij, por fatmirësisht plumbi nuk e kapi të miturin.